Avokati i zbulon: Ja nenet që ka shkelur Rama e Tahiri duke zhdukur drogën e sekuestruar

0
1163

 

Pasi Kryeprokurori Llala lëshoi sot “bombën” duke deklaruar se policia ka mënjanuar Prokurorinë në proceduren e asgjësimit te kanabisit, Avokati Altin Goxhaj i ka dërguar një apel me shkrim kreut të PD Lulzim Basha për të  përgatitur menjëherë një Raport në Anglisht dhe të “bombardojë” institucionet ndërkombetare e opinionin publik ndërkombëtar.

Në raport ka informacion  ku tregohet sipas avokatit se kjo qeveri është në kundërshtim me ligjin dhe implikon automatikisht menjëherë Policinë e Shtetit. Ai zbardh nenet që janë shkelur.

Apeli i avokatit  Altin Goxhaj

Perdorni per informim nderkombetar Informacionin zyrtar te siguruar nga Prokuroria e Shtetit se Policia ne shkelje te Kodit te Procedures Penale (perkatesisht te Neneve 187, 188, 198, 214, 215 dhe 294) ka shkaterruar provat e kapjes dhe asgjesimit te cannabisit duke mos bere te pakten as foto dhe as video shoqeruese, duke sjelle zhdukjen pa lene gjurme te qindra toneve cannabis te cilat s’dihen se ku ndodhen!!! Kete e vertetoi sot edhe Prokurori i Pergjithshem ne nje deklarate publike! Me kete rruge, vertetohet me fakte implikimi i drejtperdrejte te gjithe Policise se Rilindjes ne kanabizimit e plote te Shqiperise por edhe justifikohet jo vetem domosdoshmeria e Qeverise Teknike por shkarkimi i menjehershem i gjithe hierarkise policore ne te gjithe Shqiperine nga ajo!!!

Zoti Basha,

Argumenti me i fuqishem teknik qe ka sot Opozita eshte shkaterrimi i provave te kapjes dhe te asgjesimit te kanabisit nga ana e Policise (i denoncuar po sot publikisht nga Prokurori i Pergjithshem)!

Kaq mjafton te shpjegosh se pse cdo funksionar i larte apo i ulet i policise eshte i implikuar ne kultivimin, magazinimin dhe trafikimin e droges! Dhe pse duhet nje Qeveri Teknike qe ti shkarkoje te gjithe sepse s’mund te lihen dot Zgjedhjet ne dore te tyre!!!

Mjafton qe PD ti referohet ketyre Neneve te Kodit te Procedures Penale per te arsyetuar implikimin e Policise si me poshte:

Neni 187 KUPTIMI I PROVËS MATERIALE

  1. Prova materiale janë sendet që kanë shërbyer si mjete për realizimin e veprës penale ose mbi të cilat gjenden gjurmë apo që kanë qenë objekt i veprimeve të të pandehurit, produktet e veprës penale dhe çdo lloj pasurie tjetër, që lejohet të konfiskohet, sipas nenit 36 të Kodit Penal, si dhe çdo send tjetër që mund të ndihmojë për sqarimin e rrethanave të çështjes.

NENI 188 MARRJA E PROVAVE MATERIALE

  1. Provat materiale përshkruhen hollësisht në procesverbal, kur ka mundësi fotografohen ose filmohen dhe me urdhër të organit procedues i bashkohen fashikullit gjyqësor.

NENI 198 RASTET DHE FORMAT E KËQYRJES

  1. Këqyrja e personave, e vendeve dhe e sendeve vendoset nga organi procedues kur është e nevojshme të zbulohen gjurmët dhe pasojat e tjera materiale të veprës penale.
  2. Organi procedues mund të urdhërojë fotografime, filmime dhe çdo veprim tjetër teknik.

NENI 214 RUAJTJA E SENDEVE TË SEKUESTRUARA

  1. Sendet e sekuestruara ruhen në sekretari. Kur kjo nuk është e mundur ose e përshtatshme, organi procedues urdhëron që ato të ruhen në një vend tjetër, duke përcaktuar mënyrën e ruajtjes.
  2. Gjatë veprimit të dorëzimit, ruajtësi paralajmërohet për detyrimin e ruajtjes dhe të paraqitjes së sendeve kur kërkohen nga organi procedues, si dhe për dënimin e parashikuar nga ligji penal për atë që shkel detyrimin e ruajtjes.

NENI 215 VULOSJA E SENDEVE TË SEKUESTRUARA

  1. Për sendet që mund të ndryshojnë, organi procedues urdhëron, sipas rastit, tjetërsimin ose asgjësimin e tyre.

NENI 294 SIGURIMI I BURIMEVE TË PROVAVE

  1. Edhe pas referimit të veprës penale policia gjyqësore vazhdon të kryejë funksionet e treguara në nenin 30, duke grumbulluar e fiksuar çdo element të vlefshëm për rindërtimin e faktit dhe për

individualizimin e fajtorit. Ajo procedon sidomos:

  1. a) për kërkimin dhe fiksimin e sendeve dhe të gjurmëve të veprës penale, si dhe për ruajtjen e tyre dhe të vendit të ngjarjes për aq kohë sa kjo gjë është e domosdoshme;
  2. Pas ndërhyrjes së prokurorit, Policia Gjyqësore kryen të gjitha veprimet e domosdoshme hetimore, si dhe çdo veprim të urdhëruar ose të deleguar nga prokurori.

Urgjentisht Opozita ti drejtohet zyrtarisht Prokurorise me nje kerkese ku te kerkoje informacion se sa procesverbale te rregullta te shoqeruara jo vetem me firmen e Prokurorit por edhe me video dhe foto sic e kerkon ligji, dhe per cfare sasie cannabis behet fjale dhe si eshte e shperndare ne territor cdo rast ne menyre qe te kuptohet dmth i kujt autoriteti policor eshte juridiksioni!

Ky informacion eshte detyrim ligjor te jepet pasi eshte nje informacion statistikor qe nuk cenon asnje hetim!

Opozita te pergatise menjehere nje Raport ne Anglisht dhe te bombardoje institucionet nderkombetare dhe opinionin publik nderkombetar!

Nepermjet ketij informacioni eshte kollaj te kuptohet qe gjithe pjesa tjeter eshte ne kundershtim me ligjin dhe implikon automatikisht menjehere Policine e Shtetit dhe kjo do te beje buje ne Evrope dhe do tua mbylle gojen europianeve qe mbrojne Ramen sepse nuk mnd te bejne me te verberin!!!

P.s. Nese deshironi une mund te ve ne dispozicion nje fakt dokumentar ne format video i publikuar nga une ne 31 Korrik 2016 kur e bera i pari kete denoncim publikisht (i shoqeruar me prova video madje) qe vertetonte ne menyre te terthorte shkaterrimin e paligjshem te provave te kapjes dhe asgjesimit te cannabisit nga policia!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here