Arrestohet autori i shpërthimi pranë autobusit të Dortmund: Ja pse e kreva sulmin

0
149

Një 28-vjeçar i quajtur Sergej W është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se është atentatori i sulmi ndaj autobusit të ekipit të Borussia Dortmund, më 11 prill.

Lajmi u bë i ditur nga autoritetet gjermane. Sipas prokurorisë, e cila përjashtoi aktin e terrorizmit, i riu ka vepruar për arsye ekonomike.

Sergej W, me shtetësi të dyfishtë, ruse dhe gjermane, dyshohet se ka organizuar sulmin me qëllim rrëzimin e vlerës së aksioneve të klubit gjerman në bursë në mënyrë që të përfitonte shuma të mëdha parash duke spekuluar më pas me vlerën e tyre.

Ai kishte blerë një paketë me 15 mijë aksione me një çmim prej 78 mijë euro dhe nëse aksionet e Borusia-s binin ai do të fitonte 3,9 milionë euro. Ngjarja ndodhi më 11 prill pak çaste para fillimit të takimit kundër Monaco-s, në Gjermani afër autobusit të Borussia Dortmund ndodhën 3 shpërthime nga ku mbeti i lënduar mbrojtësi Marc Bartra.

Sipas mediave gjermane eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here