Zbulohet biznesi që lidh Vilma Nushin me drejtoreshën e Edi Ramës (DOKUMENTI)

0

Një kompani e lidhur me Drejtoreshën e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, zonjën Shpresa Bello, ka përfituar miliarda nga koncensionet dhe prokurimet dhëna nga ministria në 4 vitet e fundit.

Bëhet fjalë për kompaninë ‘Pegasus’ shpk, e cila pritet që pas pak ditësh të shpallet dhe fituese e koncensionit të laboratorëve.

Kompania ‘Pegasus shpk’ rezulton në letra si 100% në pronësi të shtetasit Janis Karathano.

Por një dokument i siguruar nga Hashtag.al tregon se në të kaluarën kjo kompani ka pasur një drejtuese të rëndësishme të quajtur Nazife Bello.

Shperblimi per nazife bellon nga pegassus

Bonusi i firmës ‘Pegasus’ për zonjën Nazife Bello

Madje, në dhjetor të vitit 2013, kompania ‘Pegasus’ e ka shpërblyer me një bonus prej 114 mijë eurosh zonjën Nazife Bello, e cila është e ëma e drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministri, zonjës Shpresa Bello.

Kompania ‘Pegasus’ rezulton e lidhur dhe me koncensionin e rëndësishëm të ‘Check-Up’-it, të fituar nga biznesmenia Vilma Nushi.

Pegasus granti per Vilma Nushin

Raporti auditues i ‘Deloitte&Touche’ per koncensionin e ‘Check-Up’-it

Një raport auditimi i ‘Deloitte&Touche’ për koncensionin  e ‘Check-Up’-it, ka zbuluar se në vitin kompania ‘Pegasus’ i ka dhuruar zonjës Nushi paisjet laboratorike për ‘Check-Up’-in, ndërsa Nushi në këmbim ka detyrimin që të blejë tek firma ‘Pegasus’ të gjithë reagentët që i duhen. Granti i deklaruar mes dy kompanive është rreth 320 mijë dollarë.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm i firmës ‘Pegasus’ është koncensioni 2-vjeçar 2016-2018, për transfuzionin e gjakut, një biznes i cili kap shifrën e 1.3 milionë dollarëve.

Pegasus Transfuzioni

MEMO e brendshme informuese për koncensionin e transfuzionit të gjakut

Ndonëse Qendra e Transfuzionit të Gjakut e ka paraqitur këtë kontratë si një prokurim, përtej kundërshtive të ekspertëve rezulton se marrëveshja në fakt është një kontratë ekskluzive koncensionare 2- vjeçare.

Nga ana tjetër, shqyrtimi prokurimeve publike në vitet 2013-2016, tregon se kompania ‘Pegasus’, e lidhur me drejtoreshën Bello, ka përfituar tendera në vlerën e 3.5 milionë dollarëve nga disa institucione spitalore. / Hashtag.al

Shumatorja e tenderave të fituar nga ‘Pegasus shpk’ në vitet 2013-2016:

Pegassus-tenderat

Lini nje pergjigje