Zbardhet pasuria e Ramës për 2016: E shoqja dhe i biri fitojnë më shumë se ai

0
205

Zbardhet pasuria e deklaruar për vitin 2016 nga Kryeministri Edi Rama. Nga deklarata e e pasurisë së Kryeministri bie në sy fakti se ka arritur të shlyejë deri 30 mijë euro kredinë e marrë për blerjen e shtëpisë në Surrel.

Po ashtu, Rama ka deklaruar të ardhurat nga paga dhe shpërblimet, që arijnë vlerën e rreth 2.2 milionë lekëve.

Kreu i qeverisë ka deklaruar edhe të ardhura nga shitja e punimeve artistike që për vitin 2016 kanë arritur në vlerën e e rreth 1.2 milionë lekëve.

Ajo që bie në sy është se rroga e bashkëshortes, Linda Ramës, është më e lartë se e Kryeministrit, po ashtu edhe fitimet nga honoraret apo qeratë e banesave.

Tjetër është fakti se djali i Kryeministrit, Gregori, ka fituar më shumë se ai i ati nga shitja e punimeve artistike. Ai ka deklaruar 25 mijë euro fitime. /Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here