VIDEO/ Lubonja i bashkohet protestës së të verbërve: Kjo qeveri nuk mendon për të varfërit

0
165

Të verbërit kanë protestuar sot para parlamentit për premtimet e pambajtura nga qeveria. Protestës së tyre ju bashkua edhe analisti Fatos Lubonja.

“Qeveria e majtë nuk mendon për ju dhe të varfrit po për të pasuruar një grusht njerëzish që vetëm pasurohen ndërsa populli vetëm varfërohet. Mbështes çdo kërkesë tuajën dhe protestën tuaj”, tha Lubonja.

Kreu i shoqatës, Sinan Tafaj tha se ata kanë 3 vjet që presin nga qeveria të mbajë premtimet që s’u realizuan kurrë.

“Të drejtat tona përmes ndryshimeve ligjore të qeverisë i ka marrë në dorë biznesi i OJQ. Paritë në prag fushate duhet të deklarojnë se nuk do ta cenojnë pagesën e aftësisë së kufizuar që jepet”, tha Tafaj.

Ai shtoi se ata kërkojnë borxhin që u kanë shkaktuar qeveritë që në 10 vite nuk indekson pagat në përputhje me nivelin e inflacionit.

“Prej 10 vitesh qeveritë nuk ka rritur asnjë lek pagesat e PAK. Nuk do të lejojmë askënd që të flasë në emrin tonë dhe të rriten e të pasurohen si plesht në kurrizin tonë”, tha Tafaj.

Qindra persona të verbër ishin sot në protestën para parlamentit. /GSH.al

Lexo edhe:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here