U përfol për kandidaturën si President, ja përgjigja e ministrit të LSI-së

0
270
PANARITI PER VIZITEN E TIJ NE FRANCE - Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij ne France, ku eshte zgjedhur anetar i Bordit Drejtues te planit te veprimit per biodiversitetin e qyteteve te rajonit te Mesdheut.

Presidenti i Republikës sipas ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, duhet të jetë konsensual dhe të ketë një autoritet moral, duke gëzuar kështu respektin dhe besimin e palëve. Këtë e ka shprehur pasditen e sotme në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ministri Panariti, duke shprehur edhe qëndrimin e tij në rast se do t’i propozohej posti i Presidentit.

 

 

“Ka një plejadë emrash që qarkullojnë këto ditë nga radhët e politikës, si kandidatë potencialë për president. Secili ndihet i nderuar kur ndjen se mund të konsiderohet si kandidaturë e mundshme për këtë post të lartë. Unë mendoj se Presidenti i Republikës duhet të jetë një autoritet moral që të gëzojë respektin dhe besimin e palëve. Roli i Presidentit duhet të jetë më aktiv, dhe të shërbejë si një katalizator për zgjidhjen e ngërçeve. Ndaj zgjidhja e Presidentit duhet të jetë një proces konsensual.

Çdokush duhet të jetë i nderuar nëse prezantohet kandidatura e tij për këtë post. Do të ishte burracakëri që të tërhiqet çdokush që në fakt do t’i kërkohet të japë kontributin e tij në këtë proces. Mendoj se askush nuk duhet të tërhiqet para përgjegjësive, as unë nëse më propozohet”, tha Panariti.

Ministri Panariti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në këtë proces. Sipas tij, një presidenti konsensual ndikon në arritjen e rezultateve më pozitive në vend, dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

“Në rast se ne do të kishim të bënim me një situatë normale, do të ishte i logjikshëm propozimi nga mazhoranca i një emri për president. Por ne ndodhemi përballë një absurdi ku kemi një Parlament me gjysmën e tij. Nuk do të ishte e drejtë që ne të nguteshim dhe të tregonim një qëndrim force duke sjellë një emër. Nuk kemi pse riciklojmë situata që për fat të keq i kemi përjetuar edhe më parë. Figura e presidentit në mos qoftë e pranuar, të paktën të mos jetë e kontestuar. Opinioni i opozitës në këtë pikë është i rëndësishme. Veprimet konsensuale edhe në kuadrin e reformave kanë sjellë rezultate më të qëndrueshme. Edhe për reformën në drejtësi ishin votat, por u bënë përpjekje të vazhduara për konsensusin”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here