Tentoi të vrasë të riun nga Kruja në 2005, arrestohet 31 vjeçari

0
233

Një 31-vjeçar nga Kruja i shpallur në kërkim për tentative vrasje, është arrestuar ditën e sotme. Adrian Gjebeshi ka tentuar të vrasë me armë zjarri mbrëmjen e 5 tetorit 2005, një 25-vjeçar në qendër të qytetit të Krujës.

 

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen numër 1 të qytetit. Sipas policisë së Krujës, për motive të dobëta, shtetasi Adrian Gjebeshi (Merlika) dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e qëlluar dhe plagosur shtetasin E.N, 25 vjeç, banues në Krujë.

Pas kësaj ngjarje, “Gjykata e Rrethit Gjyqësore Krujë me Vendimin Nr. 274, datë 08.10.2015, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin e mësipërm, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve në ambiente të hapura publike pa leje të organeve kompetente shtetërore”, të parashikuara në nenet 76, 22 dhe 278/5 të Kodit Penal”.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here