Paralajmërimi i Dukës, “priten 2 kokat” e gjyqtarëve me stemën e FIFA-s

0
286

Armando Duka paralajmëroi dje në një takim që mbante me studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” se do merreshin masa ndaj arbitrave të cilët kishin gabuar me gjykimet e tyre. Kjo pasi nga shumë presidentë të Superligës ishin bërë ankesa për dashakeqësi të ‘bluzave të zeza’ duke favorizuar ekipe të ndyrshme.
Andi-Koci-foto-490x359
Pas paralajmërimit duket se ka ardhur edhe vendimi nga FSHF që pezullon dy gjyqtarë me stemën e FIFA-s. Andi Koçi dhe Lorenc Jemini janë pezulluar për një kohë të pacaktuar ndyshe nga se ka ndodhur në rastet e tjera kur gjyqtarët kanë gabuar. Duke nënkuptuar se gabimet nuk kanë qenë njerëzore, raporton ‘top channel’.
jemini-470x313
Në fakt, as Jemini e as Jorgji nuk gjykuan në Kategorinë Superiore fundjavën e shkuar dhe në Kupën e Shqipërisë të mërkurën, por ata u vunë në qendër të kritikave për vendimet e tyre në takimet e para dy javëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here