Nënkomisar Dritan Metani, i dënuar më parë për korrupsion

0
485

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në policinë e Shtetit ka arrestuar sot një zyrtar policie për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, sipas urdhrit të Prokurorit, ka vënë nën arrest një punonjës policie për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Punonjësi i policisë Dritan Metani me gradën N/Komisar ishte nën hetim prej disa muajsh nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si i dyshuar se kishte konsumuar elementet e veprës penale të “Korrupsionit pasiv” dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka lejuar në tre raste, të bëheshin ndërtime pa leje, kundrejt shpërblimesh në shuma monetare.

Hetimi nisi pas referimit të SHÇBA-së, në lidhje me dyshimet për korrupsion ndaj punonjësit të policisë N/komisar Metani. Në zbatim të vendimit penal përkatës, SHÇBA ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

PRECEDENTI

Dritan Metani ka qenë arrestuar në vitin 2007 për korrupsion pasiv dhe në vitin 2008 është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. Në vitin 2013, Gjykata e Lartë e ka lënë në fuqi përfundimisht këtë dënim.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë më 2008

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Metani për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personit që ushtron funksione publike” kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 259 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim dhe 900.000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dritan Metani i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dritan Metani fillon nga dita e arrestimit të tij datë 14.09.2007.

Shlyerja e gjobës nga i pandehuri Dritan Metani të kryhet brenda një viti duke filluar nga dita e marrjes së vendimit formë të prerë.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal urdhërohet për të pandehurin Dritan Metani “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike” për një kohe prej 4 (katër) vjetësh. /GSH.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here