LAJMI I FUNDIT/ Opozita merr vendimin e madh, Basha: Të hënën bllokojmë trafikun në mbarë vendin

0
Foto: Hamza Hatika

Basha ripërsëriti qëndrimin se zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër nuk do të ketë.

“Në 24 orët e fundit pazari i peshkut që është qelbur nga koka, ka filluar manovrat që mendojnë se do e nxjerrin në breg republikën e vjetër që po u merr lumi përditë. Pazari i peshkut mendon se tani do të negociojë me opozitën një Pazar politik që të mbajë në këmbë republikën e vjetër dhe kjo përbëhet nga dy platforma.

Platforma e parë është hajde ti bëjmë edhe luftën kundër drogë, krimit dhe të bëjmë zgjedhje të lira, po hajt se i bën Edi Rama këto.

Së dyti, njeriu që solli kriminelët në pushtet do që shqiptarët ta besojnë se tani do ta zbatojë ky ligjin për dekriminalizimin për ta spastruar politikën nga kriminelët.

Dhe së treti, njeriu që shkatërroi 4 palë zgjedhje, ky do na garantojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Edi Rama nuk do ta ketë kurrë besimin për të kryer këto detyra si Kryeministër”, u shpreh Lulzim Basha.

Kryetari i PD Lulzim Basha bëri me dije se krahas çadrës së lirisë në Tiranë, do të ketë protesta në të gjithë Shqipërinë, duke nisur që nga dita e hënë.

“Në funksion të arritjes së këtij qëllimi madhor se opozita ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar të kësaj lëvizje çadrën e lirisë 24 orë në ditë por duke e shtrirë në mbarë vendin.

Të hënën të gjithë qytetarët të majtë e të djathtë, bashkohemi midis orës 11:00 dhe 12:00 në bllokimin fatal të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë”, tha Lulzim Basha nga çadra e protestës.

 

Lini nje pergjigje