KQZ nuk pranon kërkesën e PS e LSI për shtyrjen e afateve

0
143

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos e marrë fare në shqyrtim kërkesën e PS-LSI për të shtyrë afatin e regjistrimit në KQZ. Afati i fundit për tu regjistruar si koalicion përfundoi dje më datë 19 Prill.

Pra aktualisht, për sa kohë afati ka kaluar për tu regjistruar si koalicion, PS dhe LSI shkojnë në zgjedhje si parti më vete.

Kreu i KQZ, Denar Biba në përfundim të mbledhjes që zgjati 2 orë tha se “kjo është një kërkesë fisnike e dy partive, por nuk ka bazë ligjore. Kësisoj ne nuk detyrohemi të marrin një vendim mbi këtë kërkesë.

Sipas tij, kërkesa e PS-LSI për ta shtyrë afatin e regjistrimit është politike, pasi kërkon përfshirjen e opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here