FOTO/ Rrëfehet gazetarja e njohur shqiptare, si është të rrisësh e vetme një fëmijë

0

Juli Xhokaxhiun e shihni çdo mbrëmje në ekranin e ABC News, ku prej 7-vjetësh ajo është në transmetimin e lajmeve të mbrëmjes, por jashtë ekranit, pakkush e ka njohur jetën familjare, jetën e një nëne të vetme, e cila ka bërë shumë sakrifica për të rritur djalin e saj.

E ftuar sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Juli Xhokaxhi ka prezantuar për herë të parë djalin e saj 18-vjeçar, Oren, i cili tashmë është student i Inxhinierisë Ekonomike. Koha ka flutuar shpejt, por gazetarja nuk mund t’i harrojë vitet e tij të para, më të vështirat për të, pas divorcit me bashkëshortin: “Kur ka lindur Oreni ka qenë viti 1998. Kuptohet, në atë kohë, mund të merret me mend lehtë se si ishin kushtet. Kontakti i parë me Orenin më dha një ndjesi të jashtëzakoshme. Nuk ishte dashuri, pata një dhimbsuri të pafundme, një ndjesi që ajo krijesë aq e vogël me baluke me vijë në anë varej 100 për qind nga unë…”

Jeta pas lindjes së tij nuk ishte më njëlloj për Julin: “Isha shumë e vogël, vetëm 22 vjeç. Ardhja e Orenit ishte një ndryshim 100 për qind për jetën time. Unë isha shumë e përkëdhelur nga familja ime. Jam vajzë e vetme me një vëlla dhe prindërit më kanë falur një dashuri të jashtëzakonshme. Por lindja e Orenit më dha një forcë të jashtëzakonshme. E kisha dëgjuar dhe e kam ndier që ditën e parë. Nuk ekzistonte më Juli. Në çdo moment të vështirë të jetës, nuk kam menduar ç’do ndodhë me mua, por çdo të ndodhë me djalin. Mendoj se kjo është pjesë e çdo nëne – meraku i përhershëm për fëmijën.”

Pas lindjes së Orenin, jeta e Julit ndryshoi katërcipërisht. Dhe kjo është fare e kuptueshme, por për të gjërat do të bëheshin më të vështira, sepse shumë shpejt, lidhja me babin e tij do të përfundonte. Ishte një lidhje e destinuar për të marrë fund, tregon ajo pa drojë edhe para të birit. Sepse, sot, të dy janë të bindur që ai divorc ishte bekim për ta, ndaj nuk kanë asnjë peng: “Divorci ishte i pritshëm që kur isha shtatzënë. Nuk e kam përjetuar si dramë. Besoj se kam bërë më të mirën për vete dhe për Orenin… Ishte një lidhje e destinuar për t’u mbyllur. Oreni ka qenë me fat shumë të madh, sepse ka pasur shumë dashuri nga familja dhe prindërit e mi. Ata kanë qenë të ve?antë, sepse i kanë dhënë një lloj dashurie që nuk di ta përshkruaj. Në rast se Oreni është një fëmijë kaq i lirë e i mbarë sot, është falë dashurisë që ata i kanë falur….”

1 / 7

Vendimi për divorcin ishte një vendim i përbashkëst familjar, tregon Juli, një vendim që u mor familjarisht dhe kjo ishte zgjidhja më e mirë. Por meraku më i madh ishte Oreni. Për Julin ishte e vështirë të kujdesej për të dhe të vijonte punën normalisht, ndaj edhe këtë herë erdhën në ndihmë prindërit. Vitet e para të jetës, Oreni i klaoi me gjyshërit dhe falë tyre, ai do të ishte gjithmonë mbreti i shtëpisë.

Tani që Oreni është një student 18-vjeçar, marrëdhënien me të ëmën e ka të hapur. Të dy flasin e komunikojnë si shokë. Kuptohet, Juli nuk i lë pas asnjëherë porositë dhe merakun për gjithçka, por Oreni, edhe pse bezdiset ndonjëherë nga kjo, e mirëkupton “sëmundjen profesionale” të së ëmës. Të gjithë nënat janë njëlloj…

I pyetur nga Rudina si është Juli si mami, ai thotë se “ka disa gjëra pozitive…”, pa harruar të përmendë porositë e pafundme që ajo i jep ?do ditë, për ushqimin, frutat sidomos, rrobat e lëna vend e pa vend, shkollën etj. Ndërsa për marrëdhënien me ndonjë shoqe, nuk është akoma koha për të folur seriozisht.

“Komunikimi është një cilësi që do ta ve?oja. Më ka ndihmuar shumë komunikimi i saj…” – tregon Oreni për Julin, por shton se di?ka që adhuron tek ajo dhe do të donte ta kishte në të ardhmen është forca me të cilën i ka përballuar të gjithë dallgët e jetës: “Forca është gjëja që adhuroj tek ajo. Pati forcë dhe mori një hap shumë të rëndësishmë për ne. Nga ai vendim patëm shumë gjëra pozitive në jetë, por, si? e thashë, edhe mënyra se si ka komunikuar me mua…”

Publikisht Oreni i premton që do të jetë më i kujdeshëm në mësime, do të përpiqet më shumë për të arritur rezultate të larta, ndërsa Juli ka vetëm një kërkesë publike për të: “Të më lërë ta puth ndonjëherë”. Tani që është rritur e burrëruar, e ka të vështirë të pranojë që për të ëmën është i njëjti Oren si ai i 18 viteve më parë. Por nuk refuzon t’i japë një puthje live Julit për t’i bërë qejfin… për këtë vit, është mjaftueshëm.

Lini nje pergjigje