Ertugrul drejt largimit nga seriali? Çfarë do të ndodhë në fund të sezonit?!

0

Engin Altan Duzyatan nuk do të luajë më Ertugrulin në serialin me të njëjtën emër?!  Sipas mediave turke aktori kryesor i serialit do të largohet nga filmi duke ‘mërzitur” publikun e gjërë që e ndjek prej disa sezonesh.
yglMmYB8
Sipas raportimeve, sapo të përfundojë sezoni në verë, aktori do të ndërpriste kontratën me produksionin për të mos vazhduar xhirimet për sezonin e ri. Me këtë rast, seriali do të merrte një rrjedhë tjetër ngjarjesh, ku roli kryesor do të pasohej tek pasardhësi i Ertugrulit.

 

 

Ndërkohë producenti i serialit, Mehmet Bozdag pas spelulimeve të bëra, ka dhënë një deklaratë zyrtare në profilin e tij social duke sqaruar vijimin e serialit.
Ai tha se Engin Altan Duzyatan do të jetë pjesë e serialit edhe gjatë vitit të ardhshëm. Bozdag tha se lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit për largimin e aktorit kryesor “nuk janë të vërteta dhe seriali do të vazhdojë sipas skenarit.”

Lini nje pergjigje