Deshtimi i raundit të dytë/ Meta: Këmbëngulim për dialog dhe konsensus

0

Pas dështimit të dy raundeve të para për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Shqipërisë, Kuvendi ka caktuar datën dhe orën e saktë për zhvillimin e raundit të tretë.

Kështu është vendosur që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet më 27 Prill, ditrën e enjte në orën 15:00.

Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e dy raundeve të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, edhe në raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit nevojiten votat pro të 84 deputetëve.

Meta: Konferenca vendosi që raundi tjetër të zhvillohet më 27 prill, ora 15:00

Meta: Ne këmbëngulim për dialog dhe konsensus për zgjedhjen e presidentit

Meta: Kërkesa PS-LSI, kërkojmë t’i japim kohë opozitës të regjistrohet në kqz

Meta: 1 javë kohë për t’i dhënë mundësi opozitës për dialog

Meta: nuk paragjykohet reagimi i opozitës

Lini nje pergjigje