‘Çmendet’ moti, bora mbulon Voskopojën e Dibrën. Çfarë pritet sot e nesër

0
185

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona të vendit. Sipas informacioneve të gazetarëve tanë, bora ka mbuluar disa zona në juglindje dhe verilindje të vendit.

 

 

Në Voskopojë ka rënë 5 cm borë, në Dardhë rreth 15 cm. Po punohet për pastrimin e rrugës së Dardhës.
Reshjet e borës kanë rinisur edhe në fshatrat malorë dhe të thella të gjithë qarkut të Dibrës. Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Ostreni dhe Trebishti janë mbuluar nga bora e po ashtu edhe zona e Martaneshit.

Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik në vendin tonë ka ndikuar mot me vranësira dhe shira të dobët në të gjithë territorin.

Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër në ultësirën perëndimore ndërsa me reshje shiu e dëbore paraqitet moti për zonat malore verilindore – juglindore. Gjatë natës pritet të ketë ndërprerje e reshjeve në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 – 4 grade si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës, temperatura të cilat do të jenë më të ulëta se vlerat normale klimatike.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriore dhe veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri ne 3 ballë.

Për sa i përket ditës së nesërme, orët e paradites do të ndikohen nga kushte të qëndrueshme amtosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-hershme të jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të ekstremit verior si edhe zonave malore juglindore të cilat do të rrezikohen nga reshje të izoluara dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të mëtejshëm të kushteve të motit duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. E pranishme do të jetë herë pas here era e ftohte nga verilindja.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat e mëngjesit por mesdita e nesërme do të sjelle 3 gradë rritje të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasoje në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here