Çfarë diskutuan për 30 minuta në kryesinë e Kuvendit Meta dhe Idrizi

0

Kreu i LSI, Ilir Meta takoi kokë më kokë për 30 minuta aleatin e tij në qeveri, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se takimi mes të dyve u zhvillua tek kryesia e Kuvendit, në zyrën e Metës dhe vjen në një ditë kur ka dështuar raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit.

 

 

Sipas burimeve që disponon “BalkanWeb” mësohet se tema e diskutimit mes të dyve ishte situata politike dhe se si mund të dilet nga kriza e krijuar.

Kujtojmë se po sot, KQZ-ja nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e dy aleatëve, Edi Rama dhe Ilir Meta për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve me 8 ditë, ndërsa ky i fundit duket se po bën çdo gjë për të nxjerrë vendin nga kriza, arsye për të cilën është takuar edhe me Idrizin.

Nuk dihet nëse Meta ka kërkuar ndihmën e Idrizit për të gjetur një zgjidhje që opozita të dalë nga çadra, por lideri i saj Lulzim Basha edhe sot artikuloi prerë se, vetëm një qeveri teknike mund ta nxirrte vendin nga kriza, mund ta çonte drejt zgjedhjeve.

E ndërsa të majtët angazhohen për të gjetur zgjidhje, Basha me aleatët e tij vendos të përshkallëzojë protestën edhe në rrethe. Ky vendim u mor sot dhe pritet që të marrë zbatim ditën e hënë, ku në çdo qytet, ashtu si në çadër do ketë protesta dhe bllokim të rrugëve kryesore

Lini nje pergjigje