Alban Skënderaj feston ditëlindjen, dedikimi i Miriamit është vërtetë emocionues

0
Një nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar, sot feston ditëlindjen.

Alban Skenderaj, këngëtari dhe kantautori i njohur sot feston 35 vjetorin e lindjes së tij.

Ajo që është kujdesur për t’ia bërë më të ëmbël këtë mëngjes të 35 vjetorit të tij, është padyshim partnerja e tij, këngëtarja Miriam Cani.

Miriami zgjedh t’ia urojë ditëlindjen bashkëshortit të saj përmes këtyre rreshtave të cilat  bartin një dashuri të madhe.

‘Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla 🙂 për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. ?Ti më provon cdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!?Ashtu sic ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familie të rrallë, një femijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëtor që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.?Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli..?Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen???Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”:) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.?Të dua me cdo qelizë të trupit tim’-   Është ky dedikimi,që kantautori mori pak minuta më parë nga gjysma e tij më e mirë.

Image

Lini nje pergjigje