Referendumi në Turqi, Rama telefonon Erdogan, e uron për fitoren

0
130

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ku i ka shprehur urimin për fitoren në referendumin e 16 prillit për ndryshimet kushtetuese që pritet të rrisin kompetencat e Erdogan.

 

 

Erdogan ka marrë urime nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit “po”, në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.

Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan. Ndërkohë liderët kanë uruar presidentin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here