Osmanaj për regjistrimin e koalicioneve: Kërkesa e PS-LSI, e kotë

0
145

Duket se për zgjedhjet e 18 qershorit nuk do të ketë asnjë koalicion parazgjedhor pasi edhe pak orë kanë mbetur nga mbyllja e afatit të regjistrimit dhe shtyrja e tij duket e pamundur. Anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, ka deklaruar se sonte në mesnatë, në orën 00:00, përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve të partive dhe shtyrja e afatit për koalicionet është jashtë kompetencave të KQZ-së.

“Është jashtë kompetencave të KQZ për ta marrë atë vendim. Është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne nuk mund të marrim asnjë vendim. Jemi organi më i lartë i administrimit të zgjedhjeve dhe nuk mund të marrim asnjë vendim që të dalim në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”, tha Osmanaj për Report tv.

Çfarë mund të ndodhë me kërkesën e PS-­LSI për shtyrje?

Edhe me shumicë të cilësuar, edhe me shumicë të thjeshtë nuk mund të marrim asnjë vendim. Kemi pasur një precedent për Laçin, ka pasur regjistrim të partive, ka pasur kandidat, kandidati ishte i regjistuar dhe në KQZ nuk mori vendim përtej afateve për çregjistrimin dhe regjistrimin e kandidatit tjetër. Afati është i qartë, jo më larg se 70 ditë para zgjedhjeve. Pra, është një kërkesë e kotë.

Po për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive politike?

Do ishte çmenduri nëse ne votojmë të shtyhet, sepse nuk kemi mundësi ligjore. Çdo vendim është nul dhe i pavlefshëm. Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është mesnata e sotme. Të mblidhen, të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe më pas ne të vendosim.

Mund të vendosë Kolegji Zgjedhor për këtë?

Çdo vendim i KQZ është i ankimueshëm në Kolegj. Por edhe Kolegji nuk mund të marrë vendime në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Kodi është mbi të gjithë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here