Gjykata rikthen në qieli ‘bosin e drogës’ Naser Kelmendin

0
239

Ndonëse Naser Kelemendi fitoi lirinë pak kohë më parë, ai do të rikthehet sërish në qeli. Mësohet se sot Gjykata e Apelit ka caktuar masën e paraburgimit prej dy muajsh për Kelmendin, duke anuluar një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, që i dha atij masën e arrestit shtëpiak.

 

 

Naser Kelmendi u akuzua për tregti me drogë, krim të organizuar dhe vrasjen e një personi – Ramiz Delalicc – shtetas i Bosnjë Hercegovinës. Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit “i përbërë nga dy gjykatës ndërkombëtarë të EULEX-it dhe një vendor aprovoi ankesën e prokurorisë kundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë… duke e anuluar atë ndërsa ndaj të pandehurit është urdhëruar masa e paraburgimit prej dy muajsh, deri më 03.06.2017”, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në deklaratë thuhet se ‘Gjykata e Apelit ka gjetur se ekzistojnë shkaqe ligjore të parapara në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës për caktimin e kësaj mase”. Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë. Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here