Droga në portin e Durrësit, gjykata jep masën e sigurisë për disa nga të arrestuarit

0
foto ilustruese

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për disa nga të arrestuarit, ndërsa ndaj disa të tjerëve vijon procesi gjyqësor. Dy ditë më parë Prokuroria për Krimet e Rënda ka urdhëruar arrestimin e shefit të stacionit policor dhe 9 punonjësve të Policisë në Portin e Durrësit, si edhe 8 doganierëve të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, pasi akuzohen se kanë lejuar transportimit e drogës drejt Iaalisë. Gjykata ka vendosur masën ‘arrest në burg’ për Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës, Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës. Punonjësit e doganës akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh, pasi kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali. Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti.

18 Të arrestuarit janë:

1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë

2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë

3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë

5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)

15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)

17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Lini nje pergjigje