Zgjedhjet presidenciale franceze dhe Brexit fundosin bursat evropiane

0
210

Bursat evropiane u mbyllën sot me rënie të ndjeshme. Pasiguritë politike në Evropë janë rritur para zgjedhjeve presidenciale franceze ndërkohë që Britania e Madhe njoftoi për zgjedhje legjislative të parakohshme.

 

 

FMN theksoi sot se pasiguritë politike dhe Brexit-i do të frenojnë rimëkëmbjen ekonomike në zonën euro.

“Nervoziteti është në fakt në kulmin e tij sepse katër kandidatët e parë (Marine Le Pen, François Fillon, Emmanuel Macron dhe Jean-Luc Melenchon) për zgjedhjet presidenciale franceze janë tashmë shumë afër”, theksuan në një shënim analistët e “Mirabaud Securities Geneve”.

Tre javë pas fillimit të “Brexit”, kryeministrja, Theresa May kërkoi zgjedhje legjislative më 8 qershor.

Eurostoxx 50 ra me 1,12 për qind.
Indeksi FTSE-100 i Bursës së Londrës pësoi një rënie prej 2,46 për qind për shkak të fuqizimit të stërlinës pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme.

Indeksi ka humbur 180,09 pikë duke arritur në 7 147,50 pikë, prekur nga rënia e kursit të metaleve industriale.

Indeksi CAC 40 i Bursë së Parisit ra ne 1,59 për qind duke u mbyllur nën 5 000 pikë për herë të parë që prej 22 marsit, pesë ditë nga turi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

CAC 40 ka humnuir 80,85 pikë duke arritur në 4 990,25 pikë, në një vëllim tregtar të ushqyer me 4,3 miliardë euro.

Në Frankfurt, indeksi Dax ka përfunduar me një humbje prej 0,90 për qind me 12 000,44 pikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here