Tentoi të vetëvritej me plumb në kokë buzë liqenit, pogradecari la edhe një letër lamtumire

0
148

Policia e Pogradecit ka dhënë detaje të reja për ngjarjen që tronditi qytetin juglindor ditën e sotme, ku një 59-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës duke u vetëvrarë me një plumb në kokë.

 

NGJARJA
Sipas burimeve zyrtare, i ndodhur në kushte depresioni 59-vjeçari Vladimir Fezollari ka shkuar buzë liqenit dhe ka qëlluar veten me një armë zjarri tip pistoletë e markës “Ekol” të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes përveç armës tip pistoletë dhe 2 gëzhoja edhe një letër lamtumire të shkruar nga ana e 59-vjeçarit.

Pogradecari është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentativë”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here