Ironia/ “Më do, s’më do, Meta këput petalet, të tjerët mbajnë frymën”

0

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa nuk ka kursyer as ironitë.

 

 

Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Patozi theksoi se për shkak të Ramës, gjithçka i ngjan testit me lojën: “Më do, s’më do”. Ndër të tjera demokrati pohon se i dhimbset vendi që ka arritur deri në këtë pikë.

MESAZHI I PATOZIT
MË DO, S’MË DO?
…Kryesisht për shkak te Edi Ramës, Shqipëria sot më ngjason me atë testin klasik të luledeles, “më do, s’më do”. Ku petalet i këput Ilir Meta dhe gjithë të tjerët mbajnë frymën, se cfarë do teprojë për ta në goditjen e fundit.
Më argëton shumë kjo lojë, sinqerisht, kur përfytyroj suspancën e palëve të interesuara, se si u ndryshon adrenalina nga dita e qametit, që ata mendojnë se po afrohet.
Por më dhimbset po kaq shumë Atdheu, që ka mbërritur në këtë pikë…

Lini nje pergjigje