Infermieri që nxori të palarat e “Rilindjes” tërhiqet: Unë erdha por ju heshtët

0

Nga Frrok Bardhi

Shqipetar te mire dhe jo vetem. Une ju tregova nje copez te vogel te realitetit te dhimbshem ne Sistemin Shendetesor ne Shqiperi. E bera se ma ndjeu Zemra e askush nuk me ka shtyre dhe as perdorur, askush nuk me ka paguar per te folur, ata qe mendojne te kunderten me mendojne si veten e tyre. Te gjithe jemi bij te kesaj toke, te gjithe do te shkojme ne shpirtin e saj, por lum ai qe shkon me dinjitet. Une jam nje Infermier i thjeshte qe sherbej prej 30 viteve ne kete sistem Shendetesie.

Te gjithe e kane para syve realitetin, por nje pjese e mire kane frike te flasin, e tmerrshme kur mendon se ne te gjithe nje dite do te kemi nevoje per nje Urgjence. Une erdha, shume Shqipetare me priten dhe pergezuan, por kishte dhe nga ata qe heshten, te dy paleve ju them Faleminderit! Por kishte pak edhe nga ata qe me akuzuan dhe nuk me besuan, pune e tyre por me keqeardhje kuptova se edhe ata e dine realitetin por nuk mund ta pohojne, sa keq me vjen per ta. Kam pasur provokime, por edhe kercenime Une nuk kam askend frike vec Zotit sepse vete ai me ka then qe une te flas. Kane marre persiper te me largojne nga puna, e habitshme! C’fare kam bere?


Kam treguar nje realitet qe eshte i qarte per kedo qytetar qe ka pasur fatin qe Urgjenca e Tiranes ti sherbej, realitet qe te gjithe Mjeket, Infermiret e punesuar aty e prekin ne cdo moment. Une erdha por Bluzat e Bardha heshten, si ka mundesi? Une erdha se e ndjej para Shqiperise dhe Shqipetarve. Por Bluzat e bardha heshten, e tmerrshme! Askush nuk me frikeson ne te drejten time dhe te verteten qe kam treguar. Me kane ndjekur kemba kembes dhe po me ndjekin per te me zene ne gabim. Perpara bukes se femijeve te mi asgje nuk me frikeson dhe asgje nuk me tundon. Me asnjeri nuk kam asgje personale,me sistemin e keyre 26 viteve jam ne drejtime te kunderta, dhe keshtu do mbetem sa te jem gjalle deri sa ai te ndryshoje per mire ne kete vend. O njerez une ky jam dhe nuk mund te ndryshoj sepse keshtu jam gatuar. Mua me pelqejne Patriotet dhe Trimat por me dhimbsen te varferit dhe te pamundurit dhe per keto nuk kam asnje faj. Une erdha por por por../nisma#

Lini nje pergjigje