FOTO/ Vizatime të frikshme, njihuni me halucinacionet që sheh një i prekur nga skizofrenia

0
1173

Pamje të tilla i keni parë vetëm në filma horror por një 18-vjecare nga SHBA i ka sjellë më afër se kurrë ndonjëherë. Ajo quhet Kate dhe vuan nga skizofrenia.

Më herët 18-vjeçarja nuk pranonte dhe e urrente faktin që ishte prekur nga kjo lloj sëmundje mendore, por tashmë gjërat kanë ndryshuar për të. Vajza e re ka pranuar sëmundjen dhe ato cfarë ajo sheh i hedh në letër duke realizuar këto vizatime të “frikshme”.

“Më quajnë Kate dhe jam një artiste 18 vjeçare që vuaj nga skizofrenia. Unë gjithmonë kam qenë një “artiste”, thjeshtë nuk e dija se çfarë nënkuptonte sëmundja ime mendore.

E përbuzja dhe nuk e duroja dot termin ‘sëmundje mendore”, sepse kjo nënkuptonte që unë jam një njeri pa karakter dhe e paaftë për veten”- thotë Kate. Në moshën 17-vjeçare, vajza u diagnostikua me skizofreni dhe prindërit i thanë se gjendja e saj mendore po përkeqësohej.

Ajo shpesh shihte halucinacione dhe më vonë nisi t’i hidhte letër. Ja disa nga vizatimet e kësaj vajze të veçantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here