“Ferma e Kafshëve”/ Flet regjisori Erion Isai: Të gjithë ata që na udhëheqin (derrat), kanë një fytyrë

0
473

 

“Kjo vepër do të vi si një tragji-komedi e trajtuar me disa njerëz që kafshërohen rrugës dhe disa kafshë qa kanë dëshirë që të bëhen njerëz”

 

Irini Meçe

 

Një tjetër shfaqje premierë ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Bëhet fjalë për shfaqjen “Ferma e kafshëve” me regji nga Erion Isai, e cila e pati premierën mbrëmë. Kjo alegori vjen  e përkthyer nga Rovena Vyshka, kompozitor: Edmond Rrapi, koreografë: Almenda Hoxha, Rinold Gjocera, skena dhe kostumet: Iliriana Loxha Basha. Një vepër që i flet drejtpërdrejt publikut, ku godet njerëzit që abuzojnë me pushtetin. “Ferma e Kafshwve” ka një rezonim brilant, me realitetin shqiptar, të kaluarën apo edhe të tashmen, një pasqyrë, si e diktaturës ashtu edhe e tranzicionit të pafundëm shqiptar, i cili ka qenë dhe është vetëm pasojë e politikës.

Erion Isai sjell veprën britanike të George Orwellit  “Ferma e kafshëve” me një kastë të gjerë prej 14 aktorësh, ku duhet theksuar pjesëmarrja e veçantë e aktorit Luftar Paja. “Po t’ia kemi arritur qëllimit që të përçojmë te spektatorët atë që diktaturat janë të gjitha njësoj, të gjithë derrat kanë një fytyrë, atëherë ne ia kemi arritur qëllimit të shfaqjes”, u shpreh aktori Luftar Paja gjatë konferëncës së përbashkët për mediat. Interpretojnë mjeshtërisht bukur në këtë shfaqje dhe pjesa tjetër e kastit si: Marin Orhanasi, Besmir Bitraku, Amos Muji Zaharia, Linda Jarani, Salsano Rrapi, Albana Kocaj Sancolli, Erdit Asllanaj, Renada Caci, Albana Perhati, Engjell Hoxha, Kristi Bace, Rinold Gjocera. Në një intervistë për gazetën “Standard” regjisori i shfaqjes, Erion Isai tregoi më shumë se çfarë e ka ngacmuar nga kjo vepër për ta sjellë në jetë. Pas një muaji shfaqje në Tiranë, trupa do të nisë një turne në qytetet kryesore.

 

Ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja “Ferma e kafshëve”. Pse pikërisht këtë vepër, çfarë iu ngacmoi për të sjellë këtë?

 

“Ferma e kafshëve” është ndër 100 veprat më të mëdha në literaturën klasike botërore dhe në qendër të saj ajo ka pushtetin, gllabërimin e pushtetit, mbivendosja e pushtetit, pushteti absolut, keq përdorimi i pushteti dhe brenda linjës së pushtetit ka dhe të mirë trajtuar psikologjinë e turma. Gjë që ne shqiptarët e kemi të nevojshme një terapi intensive një terapi intensive për psikologjinë e turmave. Ne shqiptarët jemi të afeksionuar pas liderit jemi të dashuruar me liderin, jemi ekstremist të ndarë mes dashurive tona për liderin. Këto ishin arsyes që më ngacmuan për të sjellë këtë vepër publikut shqiptar.

 

Mund ta përmblidhni me pak fjalë se si vjen kjo vepër përpara publikut?

 

Kjo vepër do të vi si një tragji- komedi, e trajtuar me disa njerëz që kafshërohen rrugës dhe disa kafshë qa kanë dëshirë që të bëhen njerëz. Do të jetë një trajtim i vrullshëm, aktorët kanë një punë fizike konkrete në skenë, ata transformojnë të gjithë skenën, dhe të gjithë personazhet e tyre.

 

Është një kast i madh aktorësh, si e keni bërë përzgjedhjen? Duhet të theksuar pjesëmarrja e veçantë e aktorit Luftar Paja…

 

Luftar Paja ka qenë në mendjen time që në fillim, kur lexova veprën. Duke parë moshën e majorit, mënyrën se si ai fliste, si trajtohej, imazhi i parë që më vinte në mendje ishte Luftar Paja. Personazhet e tjera ishte një punë kërkimore e gjatë, kriteret e mia në përzgjedhje kanë qenë pa dyshim seriozitet i njerëzve që duhet të zgjidhja për të punuar me mua, pasi duhet të ishin njerëz që punojnë fort.

Në qendër të veprës qëndron abuzimi me pushtetin. Çfarë mesazhi merr dhe me çfarë shije do të ngelet publiku nga kjo vepër?

 

Unë do të isha shumë i lumtur që njerëzit nga shfaqja ime të kuptojnë një gjë që: ata që na udhëheqin, derrat, kanë një fytyrë.

 

Erion, po bëni një kohë të gjatë që jeni në fushën e aktrimit. Mund të na përshkruani si ka qenë ky rrugëtim deri më tani?

 

Përvoja ime si aktor në fakt është e një tjetër zhanri. Është zhanri i humorit dhe nuk ka lidhje me këtë. Është një përvojë që unë e bëj me dashuri, por dashuria më e madhe është teatri është regjia padyshim. Jam i kënaqur sepse, angazhimi im si aktor të jep prestigjin e famës edhe të veçantisë te njerëzit, se si ata të spikasin dhe të veçojnë. Por patjetër dashuria me e madhe është teatri.

 

Në petkun e kujt roli jeni ndjerë më mirë dhe e keni shijuar më shumë?

 

Nuk kam ndonjë rol të preferuar, pasi të gjitha rolet i bëj me dashuri. Por rol që mua më pëlqen është roli i profesorit, që luhet në spektaklin e “Portokallisë”. Është një personazh që është shumë e vështirë të bësh humor me të.

 

Ju jeni aktor i zhanrit të humorit, por ku e gjen frymëzimin për të mbajtur gjallërinë dhe sensin e humorit çdo javë?

 

Nga e përditshmja. (buzëqesh). Pastaj nuk mbahet me lehtësi, është një vështirësi e madhe.

 

Projektet e tua artistike, nëse mund të na zbuloni?

 

“Ferma e kafshëve” do të jetë në Tiranë deri në fund të majit, më pas do të ketë një turne të gjatë. Dhe në tetor do të ketë një projekt të ri teatror.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here