Ekspertja: Bëhuni të pasur duke shkruar letra falenderimi për…

0

Paraja është një nga fjalët më të përmedura, të dashura, të urryera, tema më e njohur për njeriun. Megjithatë, edhe pse ne i përdorim paratë çdo ditë të jetës sonë, rrallë pyesim veten sesi mendojmë për to, si flasim, apo atë që ne me të vërtetë besojmë.

Një grua, e cila ka trefishuar të ardhurat e saj vetëm në disa muaj, pasi ishte në vështirësi për pagesën e faturave, thotë se sekreti i suksesit financiar është shkrimi i letrave për paratë tuaja.

1Jen Sincero – autore e një libri të ri sesi të kurseni dhe të bëni më shumë para – siguron se ndërgjegjësimi dhe mirënjohja është çelësi për t’u bërë të pasur.

“Mirënjohja është ajo që ndërton rezervuarin emocional, që ju ndihmon të luftoni më shumë” tha ajo Well & Good.

Nëse jeni duke kërkuar që të bëni më shumë para, Sincero këmbëngul se hapi i parë është që të listoni bekimet tuaja në letër, mbajtja e një ditari mirënjohje për paratë.

Këtu, ajo thotë se ju duhet të shkruani të paktën pesë gjëra për të cilat u jeni mirënjohëse parave tuaja. Nga udhëtimet, dreka dhe gjëra edhe më themelore si pagesa e ujit…Kjo do t’ju ndihmojë të vlerësoni gjërat që keni.

Në mënyrë të ngjashme, ajo gjithashtu sugjeron të shkruani në letër edhe për gjërat e parealizueshme, në mënyrë që të keni një marrëdhënie më të mirë me financat tuaja.

“Shkruani çdo gjë që ju mendoni në lidhje me paranë-Unë të dua; Do të doja të kisha më shumë nga ju! Unë nuk u besoj ju…Pastaj, i shikoni, nëse nuk duken bukur i zhvendoni në një hapësirë më pozitive.”

Por, të jeni vetëm mirënjohës, nuk është e mjaftueshme. Sincero thotë se është gjithashtu e rëndësishme të ndërtoni një lidhje emocionale me paratë tuaja, edhe në qoftë se ju mendoni se nuk ka arsye për të qenë mirënjohës ndaj tyre.

2Ju mund të keni borxhe, por  ka gjithmonë diçka për të vlerësuar nëse mendoheni mirë.

Ajo gjithashtu sugjeron se të qenit më të ndërgjegjshëm me paranë e bën më të lehtë pagesën e detyrimeve.

Në këtë mënyrë, ju do të ndiheni mirënjohës edhe kur shuma të vogla të hollash  shfaqen në jetën tuaj.

Kur në fund të gjeni veten me një shumë të arsyeshme parash, Sincero thotë se është në rregull të mburreni pak.

Me pasurinë shpesh vijnë edhe pritshmëritë, por ajo insiston se shprehja e mirënjohjes për sigurinë tuaj financiare me zë të lartë është me të vërtetë një mjet i fuqishëm./Revista Psikologjia/

Lini nje pergjigje