Basha, Ramës: Mos lexo vjershat e Ballës, se s’të çojnë kurrkund. Të paktën Blushi ka …

0
210

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i vendosur sa i takon kërkesave për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë qëndrimi të opozitës në çadrën e protestës, Basha vijon akuzat ndaj kreut të Qeverisë për lidhje me drogën dhe krimin.

 

 

Basha nuk ka ngurruar të thumbojë kryeministrin Rama edhe sa i takon raporteve me Ben Blushin.

“Ne do të shkojmë në zgjedhje të lira e të ndershme vetëm me qeveri teknike. Edhe Meta të ka thënë liroje karrigen t’u japim shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Por Ramës nuk i mjafton të dalë në kushte të barabarta të garës. Nuk i mjafton as Meta as aleatët e tjerë. Ai del vetëm kur është i lidhur me 1000 fije me krimin. Ndaj nuk e lëshon karrigen e kryeministrit, sepse ka frikë nga gjykimi i qytetarëve shqiptarë. E ka lidhur fatin e tij politik me drogën, krimin, miliardat e korrupsionit dhe një grup oligarkësh. Dil para qytetarëve i zhveshur nga privilegjet e pushtetit. Mos lexo vjershat e Ballës se nuk të çojnë larg, lexo të paktën e Blushit, se ai çoç ka dorë”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here