”8 deputetë të PD-së po bashkëpunojnë me Ramën, Bregut i është premtuar posti i Presidencës”

0
684

Kur çdo ditë e më shumë po afrohet data e zgjedhjes së Presidentit emrat në qarkullium janë të shumtë ndërsa vetë palët ende nuk kanë propozuar emra konkretë.

Sipas drejtorit të gazetës “Telegraf” Engjëll Musaj Edi Rama ka nisur të bindë një pjesë të deputetëve demokratë që të bashkëpunojnë me të në zgjedhjen e Presidentit.

Sipas tij jo pak po 8 deputetë të PD që janë gati të dalin kundër vendimit të partisë së tyre kundrejt benefiteve.

I ftuar në një penal në emisionin “Debati në Channel One” për të komentuar vizitën e ministrit të Jashtëm të Gjemarnisë Sigmar Gabriel Musaj tregoi se vetë ai kishte kontakte me tre deputetë të PD, ndërkohë që numri i atyre që janë duke bashkëpunuar me Ramën është 8.

Musaj shkoi më tej kur tha se një nga benefitet e këtij bashkëpunimi është që deputetja e PD Majlinda Bregu të behet presidente e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Bregu është e njohur për qëndrimet e saj kundër bojkotit të Kuvendit nga ana e Partisë Demokratike dhe ka qenë një nga deputetet më të distancuara nga protesta në çadër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here