Standard.al

Zyrtare/ Kapiteni legjendar John Terry largohet nga Chelsea

0

Xhon Terri dhe klubi i Çelsit kanë konfirmuar sot zyrtarisht se kapiteni do t’i japë lamtumirën londinezëve në fund të sezonit aktual.

terri

“Xhon na ka dhuruar më shumë se dy dekada shërbime të përkushtuara dhe të jashtëzakonshme. Gjatë kësaj periudhë ai ka shfaqur krenarinë më të madhe duke veshur fanellën e Çelsit, diçka që e ka bërë në 713 raste që nga debutimi i tij në vitin 1998, duke shënuar 66 gola. Ai është lojtari i tretë për nga numri i ndeshjeve me fanellën e skuadrës dhe ka qenë kapiten i saj për numrin rekord të 578 ndeshjeve”, shkruhej në njoftimin e klubit të Çelsit.

Terri ka fituar me Çelsin trofeun e Ligës së Kampioneve, 4 tituj kampion në Angli, Ligën e Europës, 5 Kupa FA dhe 3 Kupa të Ligës. Këto 14 trofe e bëjnë atë lojtarin më të dekoruar në historinë e klubit.

resize

“Pas 22 vitesh ka shumë për të thënë dhe shumë njerëz për të falënderuar në këtë klub të madh. Duke filluar nga trajnerët, të shokët e skuadrës, stafi e tifozët që më kanë dhënë kaq shumë mbështetje gjatë viteve. Nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm. Por do të ketë mundësi për mua që të flas edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme për këtë temë.

Do të vendos në momentin e duhur për të ardhmen, por për momentin jam i përkushtuar plotësisht të ndihmoj skuadrën që të arrij suksese në këtë sezon. Kam vendosur se kjo është koha e duhur për t’u larguar. Ndjej se kam ende për të dhënë në fushën e lojës por e kuptoj se mundësitë këtu te Çelsi do të jenë të kufizuara për mua. Ndaj do të vazhdoj me një sfidë të re”, tha lojtari.

Ndërkaq, klubi konfirmoi se mirëpriste kthimin e tij në të ardhmen në një rol jashtë fushës së lojës, brenda strukturave drejtuese apo teknike të londinezëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.