Tensionet me SHBA-në/ Kim Jong Un zbulon për herë të parë Forcat e tij Speciale vdekjeprurëse

0
252

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un zbuloi për herë të parë Forcat e tij Speciale vdekjeprurëse, në një farë mënyre për t’i treguar forcën Presidentit amerikan Donald Trump.

 

Trupat e mirëtrajnuar koreano-veriorë bërtisnin parulla patriotike gjatë prezantimit në fundjavë teksa mbanin në dorë armët e tyre të pajisura me bomba nëpër rrugët e Pyongyang në paradën ushtarake.

Ekipi i Kim Jong, thuhet të jetë skuadra më e mirë pajisur në Ushtrinë Popullore Koreane, me syze për shikimin gjatë natës në helmetat e tyre si dhe pistoleta të mbërthyera në jelek.

Prezenca e kësaj skuadre gjatë festimeve të “Ditës së Diellit” (festë e Koresë së Veriut), vjen pas rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara  dhe Presidentin Trump, i cili refuzoi të përjashtojë mundësin e një sulmi ndaj Koresë nëse Kim Jong Un ‘shtyp’ butonin nuklear.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here