Standard.al

Rama zgjat me 15 vjet koncesionin e Nanos për bakrin (FOTO)

0

Një muaj e gjysmë para përfundimit të mandatit, qeveria ka marrë një vendim, i cili zgjat me 15 vjet një nga koncesionet më të mëdha në vend, atë të industrisë së bakrit. Me propozim të Ministrisë së Energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi në mënyrë të beftë një projektligj, i cili e lë thuajse të gjithë industrinë vendase të kromit në duart e privatëve edhe për 30 vjet të tjera nga tani.

Projektligji, i cili i është dërguar Parlamentit amendon marrëveshjen ekzistuese të lidhur në vitin 2001 nga ish qeveria socialiste e Fatos Nanos, duke i dhënë kompanisë private “Nesco Metal” të drejtën të shfrytëzojë 3 minierat më të mëdha të bakrit në vend, atë të Munellës, Lak Roshit dhe Karmës deri në vitin 2046. Veç minierave, kompania ka me koncesion edhe fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrës dhe atë në Mjedë.

Kjo është kontrata e dytë në industrinë minerare, që qeveria i zgjat afatin. Pak muaj më parë, po me propozim të Damian Gjiknurit, qeveria zgjati me 10 vjet afatin e koncesionit edhe për minierën e kromit të Bulqizës.  Të dy këto koncesione janë dhënë nga ish qeveria socialiste e Fatos Nanos dhe u zgjatën nga qeveria socialiste e Edi Ramës.

Bakri

Qeveria e justifikon zgjatjen e kontratës koncesionare me një argument të çuditshëm, atë se kompania ka përmbushur kushtet e marrëveshjes.

“Koncesionari në këto 16 vite veprimtari jo vetëm ka plotësuar të gjitha detyrimet e tij kontraktuale, por edhe ka investuar mbi parashikimet e marrëveshjes. Kjo ka sjellë edhe nevojën e ndërhyrjes së tanishme në parashikimet e marrëveshjes koncesionare,” thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

Industria e bakrit u dha me koncesion në vitin 2001 tek një kompani turke e quajtur “Ber-Oner”, që më vonë e ndryshoi emrin në “Nesco Metal”. Afati fillestar i koncesionit ishte 30 vjet por me ndryshimet e reja ai bëhet 45 vjet.

Sipas qeverisë, zgjatja e afatit do të bëjë të mundur që në këtë industri të investohen edhe 8 milionë dollarë të tjera, një shumë që është minimale në raport me xhiron që realizon koncesioni i bakrit.

SYRI.net

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.