Monika Kryemadhi: Buka që hanë shqiptarët, nuk ka as ngjyrë Blu, as të Kuqe dhe as Lejla!

0
277

Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, prej kohësh ka kritikuar qeverisjen e Rilindjes dhe pseudo reformat sic ajo i quan të cilat nuk e kanë ndihmuar vedndin por e kanq përkeqesuar edhe më shumë. Në një deklaratë së fundmi Monika tha se qëkurse Rama ka filluar të sulmojë bashën, dhe qëkurse u hap cadra e PD janë mbyllur plot 6000 vende pune.

Por  një tjetër deklaratë e fortë dhe e pazakontë ka ardhur nga deputetja e LSI-së.

Monika ka shkruar në një postim së fundmi se : BUKA E PËRDITSHME NUK KA AS NGJYRË BLU, AS TË KUQE, AS LEJLA!”, shkruan ajo në FB, me gërma të mëdha.

Në të vërtetë mesazhi politik, fsheh disa nënshtresa njerëzore. Bluja është ngjyra e PD, e Kuqja e LSI dhe Lejlaja e PS, por buka që hanë shqiptarët: nuk ka ngjyrë!
“Buka është bukë”, nënkupton Kryemadhi dhe shqiptarët pamvarsisht partive, duan bukën e tyre, begatinë e tyre, qëllimin e jetës të familjeve të tyre.

Mirëpo konflikti, ua merr dhe nuk ua jep dot “Bukën” shqiptarëve, konflikti nuk prodhon dot 300.000 vende pune, thumbon hidhur deputetja e LSI.

Ja statusi i saj i pazakontë:
“Çdo ditë e kudo që shkoj, kudo takoj njerëz, shikoj lodhje nga kjo situatë në të cilën ndodhemi të gjithë.
Njerëzit kanë nevojë për stabilitet politik, për qëndrueshmëri e siguri, kanë nevojë për vende të reja pune, për vende pune me standarde e të mirëpaguara dhe jo të ndihen në çdo moment të rrezikuar se do e humbasin edhe atë punë që kanë.
Nëse konflikti politik do të vazhdojë ne nuk do t’i hapim ato 300 mijë vende pune, por, përkundrazi, do humbasim 300 mijë të tjera!
BUKA E PËRDITSHME NUK KA AS NGJYRË BLU, AS TË KUQE, AS LEJLA!
Shqiptarët po i lodh tranzicioni politik dhe ne politikanët kemi për detyrë ta mbyllim atë njëherë e përgjithmonë. Ky është një shans që i jepet politikës shqiptare për të kapërcyer tekat e saj, në mënyrë që të mendojë për të rikthyer stabilitetin politik dhe ekonomik.
Shqiptarët nuk ushqehen me politika shterpë, por duke iu dhënë shansin dhe mundësinë për të pasur punë, stabilitet politik, nga i cili buron një ekonomi e zhvilluar dhe zbehje e varfërisë. Kaosi, konflikti, destabiliteti prodhon varfëri, jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore.”
Shqiptarët duan një “Shans” për bukën dhe Rrugën e jetës së tyre dhe jo për ngjyrat, që partitë politike u japin “premtimeve për Bukë”, por që në fund të ditës, mbeten premtime pa Bukë dhe vetëm ngjyra dhe bojatisje, që nuk haen…

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here