Ku e dinte analisti afër Ramës deklaratën që do mbante sot në Tiranë ministri gjerman? (VIDEO)

0
188

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi më shumë se një herë se opozita duhet t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament. Madje u kujdes të shtonte se ky ishte edhe mesazhi i Merkel dhe jo mendim i tij personal.

Por e çuditshme është që kjo deklaratë është thënë nga gazetari dhe analisti Baton Haxhiu i ftuar në emision Opinion, të enjten e javës së kaluar. Duke lexuar një sms në telefon, Haxhiu do të shprehej.

Batoni: Vjen këtu dhe të thotë as mos mendoni që mund të ndalosh apo të ndaloni që zgjedhjet të mos mbahen në kohën e caktuar. Ato zgjedhje do të mbahen edhe pa opozitën dhe do të njihen si herët e tjera.

Fevziu: Kush e thotë këtë?

Batoni: Kjo do jetë deklarata e ministrit të jashtëm gjerman të hënën.

Fevziu: ti tani po bën si mimnistri i jashtëm i Gjermanisë

Batoni: Jo jo unë e pyeta, e kam të sigurt. Nëse lideri i PD merr përgjegjësinë që nëse s’merr pjesë në zgjedhje përjashtohet nga partitë e djathta?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here