Standard.al

Dëshmia rrëqethëse e 13-vjeçarit: Shokët më tallin e më thonë “gay”, kam dashur të vras veten

0

Dëshmia rrëqethëse e një 13-vjeçari ka ardhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në News24. Nora Malaj, Zv.ministre e Arsimit dhe Sportit; Matilda Bega, Gazetare; Emanuela Ismaili, Pedagoge në UT, studiuese e bullizmit si dhe Gentiana Hoxhallari, mësuese kanë folur sot për fenomenin e bulizmit që me sa duket ndodh shpesh edhe në shkollat shqiptare.

Bulizmi ndeshet në forma të ndryshe, ndërsa është përcaktuar si përdorimi i forcës apo abuzimi që praktikon një grup i shoqërisë për të frikësuar një target grup të caktuar.

E pikërisht për të treguar se si ndodh në shkollat e vendit, në emision ka ardhur dëshmia e një 13-vjeçari i vënë në shënjestër nga shokët e klasës dhe më gjerë për shkak të zërit të tij të hollë.

Jo pak i tronditur dhe shumë i prekur 13-vjeçari që nuk e ka ndarë problemin e tij me askënd tjetër përveç psikologes ka rrëfyer se shumë herë nuk ka dashur të jetojë dhe i ka shkuar në mend t’i jepte fund jetës.

“Shokët më tallin, më thonë ‘Je gay’ për shkak të zërit të hollë. Ka 3 vjet që tallen me mua, ndjehem shumë keq. Nuk është faji im që e kam zërin e hollë. Kam patur raste kur nuk doja të jetoja. Nuk i kam treguar prindërve, vetëm psikologes”, thotë ai ndërsa iu ka bërë edhe një apel të gjithë adoleshentëve dhe të rinjve që mund të jenë në situatën e tij.
“Tregojani prindërve dhe psikologeve”, shprehet ai.

Burimi: BW

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.