Standard.al

Deklarat bombë e Kryemadhit, Rama: Mos e merrni seriozisht, ka filluar ….

0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe deklaratat e deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi gjatë ditës së sotme se konflikti politik Rama-Basha po i kushton Shqipërisë mijëra vende pune. Rama tha se zonja Kryemadhi ka folluar fushatën dhe po bën opozitën, duke kërkuar që të mos merret seriozisht. Ai ka folur edhe për ata që sponsorizojnë çadrën e opozitës, që nesër bën 2 muaj para Kryeministrisë.

 

 

Cadra është tërësisht e sponsorizuar nga Basha apo besoni se është edhe zoti Meta aty?
Unë besoj që nuk duhen ngatërruar gjërat. Zoti Meta ka profilin e tij, jemi të ndryshëm por jemi komplemtarë. Zoti Meta kërkon që t’u japim të gjitha mundësitë që ata të dalin nga çadra. Ata nuk dalin se kërkojnë qeveri teknike.

Ju besoni se do shkoni në çadër?
Unë do shkoja por është tokë e xanun, ka pronar të përkohshëm si çadrat që u ngulën në anë të Lanës.

I prishët ato çadra?
Për sa kohë ata janë të ngujuar aty nga frika e reformës në drejtësi e mbështetur nga elita e korruptuar e këtij vendi, janë të sponsorizuar nga prokurorë, gjykatës, me sa duket e konsiderojnë çadrën një kështjellë të pamposhtur por është iluzore, sa më parë të dalin aq më mirë është për ta dhe për gjithë.

Kryemadhi tha se 300 mijë vende pune i ikin Shqipërisë nga përplasja?
Monika ka filluar fushatën dhe po bën opozitën. Mos i merrni seriozisht ato që thotë Monika sepse LSI është partnere në koalicion dhe ka dhënë kontribut ndërsa llogaria sa vende pune kanë ikur që kur është ngritur çadra është elektorale.

Do ta takonit Lulzim Bashën?
Në çdo moment, nëse do ta thërrisnit ju, edhe këtu.
Jemi këtu për të dialoguar por për të vazhduar rrugën, nuk mund të ndalojmë orën e Shqipërisë.

Janë takuar negociatorët?
Janë takuar Taulant Balla dhe zoti Bylykbashi, por kanë qenë takime si muri me murin.

Ideja që ka Lulzimi për dialogun është që ne duhet të ulemi vetëm për modalitetet e qeverisë teknike. Vendimin e ka marrë cadra dhe pastaj duhet të takohem unë me Lulzimin për të dalë fotografi duke i dorëzuar qeverinë.

Do ketë zgjedhje më 18 qershor me apo pa LSI?
Unë nuk i futem fare me apo pa. Shqiptarët do votojnë më 18 qershor. PS do jetë aty përballë gjykimit të shqiptarëve. 18 qershori është data kur populli i thërret partitë në gjykatën e tij të zgjedhjeve.

Përpjekjet e Metës i kam parë si përpjekje konstruktive për të krijuar kushte për një dialog për një zgjidhje dhe kjo nuk do të thotë që LSI është në çadër apo që LSI është pa lider dhe pa strategji.

Po nuk i pëlqen që do duhet të jetë në koalicion me ju?
Kjo është pyetje për Ilir Metën. Koalicioni ka funksionuar më së miri për qëllimet e mëdha. Sigurisht është një bashkëjetesë që ka problematikat e veta.

Ka konflikte dhe përplasjet e veta, por në fund të fundit këto i merr era sepse ajo që mbetet janë reformat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.