Standard.al

Arrestohet organizatori i sulmit terrorist në Shën Petersburg

0

Një person është arrestuar sot në Rusi, pasi dyshohet të jetë organizator i sulmit që ndodhi në metronë e Shën Petersburg, ku humbën jetën 15 person. Ngjarja në fjalë ndodhi para dy javësh.

 

 

BBC shkruan se bëhet fjalë për Abror Azimov, 29 vjeç, me origjinë nga Azia Qendrore. I riu- sipas burimeve- ndodhet nën arrest në qytetin e Odintsovo-s, në perëndim të kryeqytetit rus, ndërsa është marrë në pyetje nga hetuesit.

Azimov është personi i nëntë i arrestuar lidhur me ngjarjen. Azimov akuzohet se ka trajnuar Akbardjon Djalilov për të përdorur bombën në metro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.