Turqit i thonë PO presidentit të plotfuqishëm, Erdogan

0
187
Supporters listen to the speech by Turkish President Tayyip Erdogan during a rally for the upcoming referendum in Istanbul, Turkey, April 15, 2017. REUTERS/Huseyin Aldemir

Vota pro ndryshimeve kushtetuese që e shndërrojnë Erdoganin në një president të pathyeshëm duket se do të jetë rezultati final i referendumit në Turqi, pavarësisht se tre qytetet më të mëdha turke dhe zonat juglindore të banuara me kurdë votuan kundër.

Po-ja është konstante në 51.7% pasi janë duke u numëruar thuajse 95% të kutive të votimit, sipas agjensisë turke të lajmeve Anadolu.

Siç dihet tashmë, PO-ja zëvëndëson demokracinë parlamentare turke me një presidencë të plotfuqishme, që mund të kontrollohet prej Erdoganit deri në vitin 2029. Ky është një prej ndryshimeve më radikale në historinë moderne të shtetit turk.

Rezultati pritet të ndikojë direkt në marrëdhëniet e Turqisë më Bashkimin Europian. Shteti, anëtar i NATO-s ka ndalur fluksin e emigrantëve nga Siria dhe Iraku, por Erdogan thotë se do ta rishohë marrëveshjen më BE, pas votimit.

Më herët gjatë ditës, një turmë njerëzish është mbledhur pranë shkollës ku votoi presidenti duke thirrur në kor “Rexhep Taip Erdogan”.

“Me shpresë tek Zoti, besoj se njerëzit tanë do të marrin një vendim për të përshpejtuar zhvillimin” ka thënë Erdogan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here