Të tjera telashe për 17-vjeçaren nga Librazhdi që u arratis një javë nga shtëpia

0
178

Brisilda M. është adoleshentja 17-vjeçare, e cila u zhduk për një javë rresht pa lënë gjurmë. Për vendndodhjen e saj nuk dinte gjë familja në Librazhd, por edhe në shkollë miqtë e shokët e saj nuk kishin informacion.

Pasi u bë e gjallë dhe iu rikthye jetës normale, Drejtoria Arsimore dhe shkolla “Ibrahim Muça” kanë përjashtuar nga shkolla nxënësen Brisilda M. Fakti bëhet i ditur nga tre burime, shkolla, familja dhe drejtoria arsimore.

Sipas drejtorisë së shkollës, nxënësja ka mbushur numrin e mungesave dhe ka braktisur mësimin. Sipas të njëjtit burim, me veprimet e saj ajo ka përçuar mesazhe negative për shoqet dhe shokët pasi në qendër të vëmendjes së saj kjo shkollë ka edukimin dhe përgatitjen cilësore të nxënësve, transmeton infoelbasani.al.

Para dy ditësh, 17 vjeçarja u kthye pranë familjes. Brisilda M. u largua nga banesa të premten e 7 prillit. E frikësuar për fatin e vajzës, nëna e saj depozitoi një kallëzim në polici dhe pas disa ditë kërkimesh policia gjen vajzën.

Nga deponimet dhëna në polici ajo është shprehur se ishte larguar me dëshirën e saj.

Nëna e vajzës ka deklaruar se përjashtimi nga shkolla nuk e ndihmon vajzën. Përkundrazi. Ky vendim mund të ndikojë negativisht në gjendjen aktuale dhe në të ardhmen e saj.

Image result for brisilda librazhd

Image result for brisilda librazhd

Image result for brisilda librazhd

Image result for brisilda librazhd

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here