Kryemadhi: Sa herë Rama sulmon Bashën, ikin 10 vende pune

0
264

Deputetja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për krizën politike në vend dhe ka apeluar për zgjidhjen e saj.

Përmes një statusi në Facebook, Kryemadhi thotë se sa herë që Rama sulmon Bashën dhe e anasjelltas, në vend humbasin 10 vende pune.

Sipas deputetes së LSI, konflikti politik në vend po frikëson investitorët dhe ndikon negativisht në vendet e punës në Shqipëri.

Statusi në Facebook i deputetes Monika Kryemadhi:

Sot në një takim me të rinjtë e Gradishtit, pasi biseduam për shumë problematika me të cilat ata përballen çdo ditë, nuk mundëm të shmangnim dhe bisedën mbi aktualitetin politik dhe situatën e vështirë që është krijuar në vend.

Jemi të shqetësuar nga konflikti politik dhe impakti i drejtpërdrejtë që ka te njerëzit. Sa herë që Rama sulmon Bashën, 10 vende pune që do të hapeshin në Shqipëri ikin diku tjetër. Gjithashtu, çdo sulm i Bashës drejtuar Ramës, është i barabartë me 10 vende pune më pak.

Çdo ditë që ka konflikt politik është baraz me 100 vende pune më pak, sepse investitoret që duan te vijnë e te investojnë në Shqipëri i frikëson kaosi, kriza, konflikti politik. Ndërkohë që jam shumë e shqetësuar për demokracinë e Shqipërisë, më shumë se kurrë jam e shqetësuar për impaktin e konfliktit politik ne jetët e familjeve shqiptare dhe lidhja direkte e tij me mbylljen e vendeve te punës dhe humbjen e mundësive për të hapur vende te reja pune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here