VIDEO/ Shikoni se si grabitet në mes të ditës makina e gazetares në Tiranë

0
339

Makina e gazetares Ornela Gaçe është vjedhur në mes të ditës në një servis makinash. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet.

Sikurse duket edhe në pamjet e fiksuara nga kamera e sigurisë së një biznesi aty pranë, makina tip fuoristradë e gazetares është e parkuar jashtë servisit.

Një person rreth 50 vjeç, pasi konstaton se makina nuk është e mbyllur me çelës dhe që nuk e sheh njeri, hap derën e shoferit futet brenda gjysmë trup, merr portofolin dhe largohet.

Në momentin që ka mbyllur derën e makinës për tu larguar qetësisht nga ana tjetër e mjetit nga dera kryesore e servisit del gazetarja që i drejtohet makinës, por pa kuptuar për vjedhjen që i ishte bërë.

Pas kallëzimit në policinë e Tiranës, gazetarja Ornela Gace nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë “kush gjen një portofol me dokumentat e mia kartë identiteti patente etjjj të me shkruaj leket t’i gëzojë kush i ka gjet me interesojnë dokumentat flm!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here