Mos e beso po deshe! Edhe ‘Çënari’ e pranon se me rrënjë është shqiptar

0
2932

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi ishin të ftuar në një intervistë për televizionin Top Channel.

Ata rrëfyen për jetën e tyre, takimin e parë si dhe kurorëzimin e dashurisë së tyre, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, Tolga tregoi se si e mori lajmin familja e tij, kur kanë kuptuar që ai kishte vendosur të martohej me një shqiptare, e që ishte Almeda Abazi.

Ai tregoi një fakt interesant, atë që babai i tij me origjinë të largët ishte shqiptar, që do të thotë se edhe ‘Çënari’ ka rrënjë shqipari, ashtu sikurse nusja e tij nga Shqipëria.

 “Jam shumë i lumtur që pata fatin të marr më të bukurën e Shqipërisë të cilën e dua shumë. Babai im me origjinë të largët është shqiptar” tha Tolgahan në intervistë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here