Merr të riun peng nën kërcënimin e armës, arrestohet 40 vjeçari nga Kelmendi

0
158

Një pengmarrje ka ndodhur këtë të shtunë rreth orës 17:30, në fshatin Broj, Njësia Administrative Këlmend.

Sipas policisë, Nikë Volaj dyshohet se ka marrë peng, nën kërcënimin e armës, 26-vjeçarin me iniciale F. V. 26 vjeç, banues në këtë fshat.

Pas negocimit me policinë, 40-vjeçari Volaj, u vu në pranga.

Policia sekuestroi armën e zjarrit, një automatik me një krehër me fishekë.

Paraprakisht dyshohet se arsyeja e pengmarrjes është për motive të dobëta, të ndodhura dhe më parë./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here