Zgjedhjet/ Komisioni ligjeve miraton sot ndarjen e mandateve në çdo qark

0
154

Maxhoranca hedh hapin e radhës për përgatitjet e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Sot në Kuvend, nis të shqyrtohet ndarja e re e mandateve të deputetëve për çdo qark dhe pritet të miratohet të enjten në seancë plenare.

Sipas hartës së re elektorale, Tiranës iu shtuan dy mandate dhe Durrësit 1, të cilat u hoqën 1 nga qarku Korçë, 1 në Berat dhe 1 Kukësit. Ndarja e re elektorale përcaktohet nga lëvizjet demografike brenda territorit shqiptar si dhe rritja natyrale e popullsisë.

KQZ miratoi e miratoi ndarjen e re që në dhjetor, por që të jetë e vlefshme duhet të votohet në Kuvend. Do të jetë Komisioni i ligjeve që do të vendosë sot edhe për hartën e re elektorale, në kushtet kur puna e komisionit të reformës zgjedhore u paralizua deri ën skadimin e mandatit të tij në 9 prill.

Qarqet ku ndryshon harta elektorale

Tirana – 32 mandate

Durrësi – 14 mandate

Kukësi – 3 mandate

Berati – 7 mandate

Korça – 11 mandate

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here