Shkelja/ Makina thyen rregullat kalon në rrugën e këmbësorëve

0

 

“Kjo makinë që shihet në foto, në afërsi të shkollës private që është në atë zonë, është një mjet i cili përdorët për të transportuar mbetje inerte, apo edhe për gur dhe çimento”

 Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë janë një nga hapësirat e pakta që ka mbetur vetëm për qytetarët. Në këtë hapësirë ka vetëm rrugë e cila është kalueshme nga këmbësoret dhe biçikletat, por dje në këtë zonë është fotografuar një makinë e cila po kalonte në një zonë që është e ndaluar për mjete motorike.  Fotot që po ju tregojmë janë ekskluzive nga kjo zonë, të cilat janë shkrepur ditën e djeshme rreth mesditës.

Kjo makinë që shihet në foto, në afërsi të shkollës private që është në atë zonë, është një mjet i cili përdorët për të transportuar mbetje inerte, apo edhe për gur dhe çimento. Nuk kemi mundur që të mësojmë shumë informacione në lidhje me ketë makinë se si është lejuar dhe çfarë kishte qëllim që të bënte, por ajo makine po hynte në një zonë e cila po ndërtohej.

Nuk mundëm që të shihnim dot se çfarë kishte kjo makinë të ngarkuar në rimorkio, por nga rrethanat mund të dyshojmë se mund të ketë pasur dhe ose dhe çimento.  Kjo zonë po e theksojmë edhe njëherë është vetëm për këmbësorët dhe nuk lejohet asnjë mjet motorikë që të hyj në brendësi, plus që ka dhe bllokues automatik që dhe me biçikletë po të jesh është e vështirë të kalosh.  Në këtë rast lindin disa pyetje të thjeshta: Pse këto makina në këtë hapësirë? Kush i ka lejuar makinat në këtë hapësirë? Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shkelje të rregullave? Pse janë hapur bllokuesit në fillin të rrugës?

Lini nje pergjigje