Sëmundja e mushkërive, sa shumë rrezikojnë shqiptarët

0
648

Çfarë duhet të dimë për Spokun?

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK, COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore. Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: dioksodi i karbonit, që gjendet në ajrin e ambientit që na rrethon. SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe i dyti që akuzohet për invaliditet të plotë të këtyre pacientëve. Në 2010 janë raportuar mbi tre million vdekje në botë nga kjo sëmundje. Në Shqipëri kjo patologji nënvleresohet. Studimet tregojnë që vendi ynë ka prevalencë të lartë të SPOK-ut, afërsisht 5 – 6% të të gjithë popullatës.

1- Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundjeje?

Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: ndotja e ambientit, deficitet e α1-antitripsinës, mosha, dieta ushqimore dhe imobiliteti.

2. Cilat janë shenjat dhe simptomat që shoqërojnë këtë sëmundje?

Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes (efortit), janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt > 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

Si diagnostikohet kjo sëmundje?

Diagnoza vendoset me anë të një analize (ekzaminimi) që quhet; Spirometria me provën me bronkodilatatorë. Çdo njeri mbi 40 vjeç që pi duhan mashkull ose femër me ose pa ankesa i rekomandohet të kryejë këtë ekzaminim. Nëse pacienti diagnostikohet me SPOK duhet të pëcaktohet grada e sëmundjes të cilat janë grada A, B, C, D (stadi I, II, III, IV).

3. Cilat janë alternativat e trajtimit të kësaj sëmundjeje?

Në varësi të gradës (stadit) përcaktohet plani i mjekimit. Grada e parë nuk kërkon mjekim të vazhdueshëm por vetëm në rast se pacienti ka ankesa. Gradat e tjera kërkojnë mjekim më të gjatë.

SPOK është një sëmundje që nëse instalohet nuk mund të shërohet më. Mjekimi ka për qëllim frenimin e sëmundjes në stadin që kapet aktualisht. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare dhe deri në invaliditet të plotë të pacientit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here