Rama: Lulzim eja të dialogojmë pa kushte

0
145

Kur situata politike ndodhet në një krizë të thellë,  Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog pa kushte drejtuar kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Rama e quajti krizë artificiale dhe ftesa e tij është që vetë kreu i opozitës  të caktojë modalitetet e dialogut por nënvizoi se zgjedhjet nuk do t’i ndalë dhe se qeverinë nuk ka për ta rrëzuar nëse jo me votë. .

Edi Rama: Përsëri i bëj publikisht thirrje arsyes së Lulzim Bashës dhe i them mos ki frikë nga dialogu. Mos vazhdo të ecësh qorrazi në një marshim që e çon në humnerë  PD dhe tymnajë vendin. Mos shiko armiq aty ku nuk ka dhe mos na turpëro duke sulmuar miqtë e këtij vendi. Cakto njerëz të tjerë, kë të duash, ku të duash dhe kur të duash.

Vetëm na lajmëro dhe njerëzit tanë do jenë aty.

Vetëm mos u vono dhe mos na vono.

Lulzim nuk më intereson fare fati yt Lylzim as dhe fati i PD-së….

E ke numrin  tim të telefonit. Zyra jote e ka numrin e zyrës time. Ndaje mendjen dhe më njofto një orë e më parë .

Harro se mund të marrëshj

Zgjedhjet nuk ke për ti ndalur kurrë as ti dhe as të gjithë ata që të vijnë pas. Këtë qeveri nuk ke për ta rrëzuar kurrë nëse populli nuk vendos me votë ta largojë më 18 qershor

Rama:  Opozita saboton çdo përpjekje të qeverisë për dialog

Rama fillimisht akuzoi opozitën se deri tani ka refuzuar brutalisht  çdo përpjekje të qeverisë për dialog.

Edi Rama: Në situtën surreale që ka krijuar PD duke u përpjekur të minojë themelin e jetës demokratike, lirinë dhe të drejtën e votuesve të saj për ët zgjedhur po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Është opozita dhe jo qeveria që refuzon dialogun.

Kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë artificiale të provokuar dhe promovuar nga një elitë e korruptuar dhe e habruar politkanësh, gjyqtarësh.. 

Opozita refuzon brutalisht dialogun . Saboton cdo përpjekje të qeverisë për dialog.

Kam mobilizuar zyrën time për të komunikuar me kryetarin e PD. Kam treguar gadishmërinë për të mbështeur nismën e presidenit për dialog .  Por dhe nisma vullnetmirë e presidentit nuk po sjell asnjë sukses, edhe pse i është lënë dorë e lirë të diskutojë çfarë do të flasë në tryezë.

Ky pozicionim  është krejtësisht i papranueshëm dhe i papajtueshëm i PD-së. 

Kjo krizë artificiale krijon një perceptim negativ për Shqipërinë, frymëzon kriminalitetin, ushqen fantazinë e atyre që nuk e duan këtë vend, duke krijuar shtigje për të synuar destabilizim të mundshëm

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here