Berisha shkruan historinë, askush si ai në futbollin australian (VIDEO)

0
155

Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka shënuar një gol me vlerë 3 pikë për ekipin e tij Melburn Viktori në fitoren e sotme 1-0 ndaj Sentrëll Kost Marinërs.

Berisha nuk shënonte prej 3 javësh në kampionatin australian dhe goli i realizuar sot në minutën e 80 të ndeshjes ishte një rikthim mjaft i rëndësishëm duke qënë se takimi ishte i vlefshëm për javën e fundit të kampionatit normal në Australi.

http://www.dailymotion.com/video/x5i8r4c_besart-berisha-goal-hd-melbourne-victory-1-0-central-coast-mariners-14-04-2017-hd_sport

Melburni e mbylli sezonin normal në vendin e dytë të renditjes me 49 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje dhe tashmë do të marrë pjesë në fazën e play off-it ku do të përcaktohet ekipi kampion.

Vendi i parë dhe i dytë e nisin fazën e play off-it direkt nga gjysmëfinalet, ndërkohë që vendet 3, 4, 5 dhe 6 e fillojnë garën nga çerekfinalet.

Askush si Berisha

Me golin e sotëm Berisha hyn në histori si i pari lojtar që arrin kuotën 100 në futbollin australian. Sulmuesi nga Prishtina e arrin këtë në ndeshjen e 156-të, me një mesatare prej 0.64 golash për ndeshje.

Në sezonin e tij të gjashtë në kontinentin e largët, 31-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetës 48 herë me Brisbejn Roar dhe 52 me Melburn Viktorin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here