Basha përgjigje Ramës: Cakto negociatorin dhe axhendën që ramë dakort

0
158

Lulzim Basha iu përgjigj menjëherë ftesës për dialog nga Edi Rama, por duke i kërkuar të pranojë disa pika bisedimi për të cilat ishte rënë dakort një javë më parë.

“Përcakto negociatorin për pikat për të cilat ramë dakort javën e shkuar, zgjidh vendin dhe orën dhe hajde, t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo protestë filloi paqësore dhe do të vazhdojë paqësore. Nëse nuk do t’i hapësh rrugë me dialog zgjedhjeve të lira dhe të ndershme atëherë ndarja me krimin do vijë nga lëvizja më e madhe popullore, sepse ne nuk do të pranojmë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga, as në Kavajë, e as në qershor”, u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here